Kim Jong Un jep urdhrin më të çuditshëm në planet, ndalon rreptësisht…
Koreja e Veriut ndalon seksin mes adoleshentëve, duke e dënuar, si fryt i ndikimit kapitalist. Me vendimin e ri, prindërit dhe mësuesit rrezikojnë që të dënohen, nëse nuk kontrollojnë fëmijët dhe nxënësit.
Problemi lind nga fakti se pa edukim seksual, të rinjtë koreano-verior, e njohin seksin vetëm përmes pornografisë kontrabande.
Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për autoritetet e Koresë komuniste, të cilët kanë nisur një fushatë për të parandaluar dhe ndëshkuar sjelljet seksuale midis të rinjve në vend. Për të zbatuar urdhrin, që shihet si një mjet për të ruajtur themelet e shoqërisë kombëtare, autoritetet kërcënojnë ndëshkime për prindërit dhe mësuesit që nuk arrijnë të kontrollojnë fëmijët dhe studentët e tyre.
Si një masë tjetër parandaluese, Komiteti Qendror i Partisë së Punës, i cili ka mbizotëruar vendin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka urdhëruar organizatën e saj rinore të inspektojë shkollat dhe të kontrollojë telefonat e nxënësve.
Në shoqërinë konservatore të Koresë së Veriut, marrëdhëniet seksuale midis të rinjve konsiderohen të papastra dhe imorale. Edukimi seksual është i ndaluar në shkolla, dhe të rinjtë i qasen seksit vetëm përmes materialit pornografik të kontrabanduar nga Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA.
Për shembull, adoleshentët shpesh mësohen se është e mjaftueshme mbajtja e duarve me një bashkëmoshatar për të mbetur shtatzënë. Disa vëzhgues vërejnë se mungesa e një edukimi minimal seksual në Korenë e Veriut, nuk favorizon pjekurinë e brezave të rinj, duke rritur gjithashtu rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.