Kim Jong Un ka vdekur nga koronavirusi? Ja dyshimet që ngriti Japonia
Japonia ka ngritur disa dyshime për shëndetin e díktatorit koreano verior, Kim Jong-un pas disa muajsh spekulimesh për gjendjen e tij shëndetësore. Për tre javë në prill, Kim nuk u pa në publik dhe kishte disa raportime që kishte vdèkur ose ishte sëmurë rëndë pas operacionit në zemèr.
Ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono foli në një konferencë për shtyp dhe tha se lëvizjet e fundit të vëzhguara në shtetin komunist ishin “të gjitha shumë të çudítshme”. “Kemi disa dyshime për shëndetin e Kim Jong-un”, tha ai.
Ai tha se lëvizjet e çuditshme në Korenë e Veriut lidhen pasi po përpiqej të mos ínfektohej. Ndër të tjera, Taro shtoi se vírusi po përhapet nëpër vend. Megjithatë Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus dhe ekspertët e huaj janë tepër skeptikë për këtë çështje.
Hera e fundit që është parë në publik lideri koreano verior është më 1 maj në një fabrikë mbetjesh në vendin e tij, por që nga ai moment nuk është parë më.