Kim Jong Un nuk i ndal kërcënimet, lëshon sërish raketa rreze-shkurtër pranë Koresë së Jugut

Korea e Veriut nuk ka ndërmend të ndalet edhe pas thirrjeve të shumta të SHBA-së. Kim Jong Un ka lëshuar disa raketa nga bregu i saj lindor. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria e Koresë e Jugut e cila hapi alarmin se raketat janë hedhur pranë qytetit Uonsan, edhe pse rrezja e tyre e veprimit ka qenë e vogël.
Sipas mediave koreano jugore, raketa kanë fluturuar rreth 200 kilometra përpara se të binin në det. Testet e vazhdueshme të Koresë së Veriut me raketa balistike – edhe pse jo të gjitha të suksesshme – kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar, duke rritur shqetësimin e tyre për qëllimin e vërtetë të Kim Jong.
Raketat e hedhura sot, megjithatë, nuk i shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pasi rezolutat e tilla ndalojnë vetëm raketat balistike, shkruan agjensia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.
KOHA JONË SONDAZH


