Kim Jong Un: Testimi i raketës interkontinentale është sinjal i qartë për SHBA
Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka testuar raketën e saj më të fuqishme balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë (ICBM) si një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me liderin Kim Jong Un që mbikëqyri personalisht lëshimin e raketës.
Kim tha se lëshimi i Hëasong-18 të hënën dërgoi një “sinjal të qartë për forcat armiqësore” dhe “përcaktoi disa detyra të reja të rëndësishme” për zhvillimin e arsenalit bërthamor të vendit, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve KCNA, të martën.
“Stërvitja e suksesshme është një demonstrim praktik i gjendjes aktuale dhe besueshmërisë së aftësive të frikshme goditëse dhe parandalimit absolut të luftës bërthamore të zotëruara nga forcat e armatosura të DPRK,” u citua të thoshte Kim,
“Ambicia vicioze e imperialistëve amerikanë dhe e forcave të tyre vasale për konfrontim nuk do të zvogëlohet vetë”.
Raketa, e cila teorikisht është e aftë të arrijë kudo në Shtetet e Bashkuara, udhëtoi 1,002 km (623 milje) dhe arriti një lartësi prej 6,518 km (4,050 milje), tha KCNA.
Testi i së hënës, i cili u dënua nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia, ishte demonstrimi i tretë i tillë i një ICBM me karburant të ngurtë këtë vit, pas lëshimeve të raketave në prill dhe korrik.
Raketat me lëndë djegëse të ngurtë janë më të lehta për t’u transportuar dhe më të shpejta për t’u gjuajtur sesa raketat me karburant të lëngshëm, duke i bërë ato më të vështira për t’u zbuluar dhe më të përgjegjshme në një krizë ushtarake.