Kim për luftë? Koreja e Veriut ka “lodrat e fundit”, raketa vdekjeprurëse (FOTO)
Kim Jong-un, diktatori i Koresë së Veriut, tregoi raketa të reja gjatë paradës javën e kaluar. Marshimi masiv dhe i gjallë, i cili përfshinte dhjetëra mijëra njerëz, ishte thjesht shembulli i fundit i shfarosjes nga ana e Koresë së Veriut.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut e përdori marshimin më 15 prill për të nxjerrë lodrat e fundit ushtarake: raketa vdekjeprurëse të cilat ai thotë se mund të shkatërrojnë gjithçka në një moment.
Vëzhguesit thanë se parada konfirmoi se Kim Jong-un është duke u fokusuar gjithnjë e më pak në tanke dhe artileri, ku ka rritur programin ndaj raketave.
Sipas Reuters, Koreja e Veriut ka treguar gjashtë raketa krejtësisht të reja këtë vit. Shtatë armë u paraqitën në parada për herë të parë javën e kaluar. Dy prej tyre ishin me interes të veçantë: raketa të mëdha ballistike ndër-kontinentale (ICBMs) e aftë për të udhëtuar me mijëra milje.
Këto armë të tmerrshme tregojnë se Kim po eksperimenton ndërsa përpiqet të përsosë opsionin e tij të goditjes me rreze të gjatë.
Melissa Hanham i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury u përpoq të qetësonte shqetësimet duke shpjeguar se: “Megjithatë, Koreja e Veriut ka një zakon të tregojë konceptet e reja në parada përpara se të testojë ose të nisë ato”.
Një tjetër shqetësim ishte edhe raketa Pukkuksong-2 (KN-15), që u testua për herë të parë në shkurt të këtij viti. Kjo raketë balistike mund të udhëtojë rreth 2,000 km, duke paralajmëruar se është veçanërisht e vështirë për t’u monitoruar.
Një tjetër raketë balistike, Pukkuksong-1 (KN-11), u shfaq gjithashtu gjatë paradës. Kjo megjithatë ka një distancë rreth 900 kilometra.
Burimi: Reuters/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë


KOHA JONË SONDAZH

