Kina do të ulë taksat për të ndihmuar në luftën kundër epidemisë
Kina ka publikuar një udhëzues për të ulur presionin financiar në sektorët kryesorë kundër koronavirusit të ri.
Subvencionet për ata që marrin pjesë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Tatimi mbi vlerën e shtuar do të hiqet për tatimpaguesit në sektorë si transporti, furnizimi me ushqime dhe dërgimi i mallrave të përdorimit të përditshëm.
Udhëzimi gjithashtu rregullon politikat preferenciale tatimore për dhurimet vendase dhe të huaja.
Udhëzimi pason një sërë politikash tatimore të shpallura javën e kaluar për të mbështetur parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, furnizimet, dhurimet dhe rifillimin e punës.
/Marre nga CRI/