Kina fut në përdorim dronet, me to dezinfekton vendin për të mos u përhapur koronavirusi
Dronet tashmë po përdoren edhe për qëllime mjekësore. Këtë herë ata janë programuar për të bërë dezinfektimin e vendit dhe për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës në Kinë.
Flota dronesh janë vërejtur në fshatra dhe qytete në të gjithë vendin, duke shpërndarë dezinfektuesin. Videot e marra në provincat bregdetare të Jilin, Shandong dhe Zhejiang janë shpërndarë në mediat sociale dhe tregojnë dronet që lëviznin në ajër, ndërsa lëngu dezinfektues spërkatet nga një pajisje në atmosferë.
Sipas raportimeve, një fshatar në Heze, Shandong, përdori dronin e tij personal për të dezinfektuar një sipërfaqe prej 16,000 metrash katrorë gjatë një mëngjesi të vetëm. Thuhet se metodat ajrore pa pilot, pra dronët, po dëshmojnë se janë një metodë më efektive për dhënien e higjienës publike sesa me këmbë ose me makinë.
Policia gjithashtu ka qenë duke dezinfektuar Provincën Sichuan në jug-perëndim të vendit, në zona jo lehtësisht të arritshme, siç janë çatitë e shtëpive.