Kina gjen gjurmë të koronavirusit në krahët e pulave të importuara nga Brazili
Autoritetet në jug të Kinës thanë sot se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit në krahët e ngrirë të pulave të importuara nga Brazili.
”Sipërfaqja e një mostre të krahëve të pulave të importuara testuar pozitive për virusin”, thanë autoritetet e Shenzhenit në një prononcim për WeChat.
”Zyra e Parandalimit dhe Kontrollit të Epidemisë së qytetit organizoi testimin e acidit nukleik për të gjithë ata që mund të jenë ekspozuar ndaj produkteve”, theksuan ato.
Kina në muajt e fundit filloi shqyrtimin e të gjithë kontejnerëve të mishit dhe ushqimeve të detit, të cilat vijnë në portet kryesore.
Përpjekjet e depistimit u intensifikuan pasi një shpërthim koronavirus në Pekin në qershor u lidh me tregun e ushqimit me shumicë të qytetit Xinfadi.
Përhapja e parë e koronavirusit, në dhjetor, u lidh me tregun e detit Huanan në qytetin qendror të Wuhanit.