Kina jep urdhër të prerë, ndalohet mjekra dhe veshjet muslimane
Kina ka marrë masa të prera për sulmet terroriste dhe ka nxjerrë urdhër për ndalimin e mjekrës së gjatë dhe mbulimin e grave me veshjet tipike muslimane.
Kjo lëvizje është pjesë e ‘Rregullores mbi Ekstremitetin’ në një provincë të quajtur, Xinjiang që është shtëpia e 10 milionë muslimanëve. Kina ka filluar të dyfishojë forcat e sigurimit dhe synon që të përhapë rregullat e reja në të gjithë krahinën dhe më tej. Prindërit duhet të përdorin sjellje të mirë, që të ndikojnë në edukimin e fëmijëve, të ndjekin kulturën dhe të mbështesin unitetin etnik duke kundërshtuar ekstremitetin.
Rregullat e reja që kanë filluar të zbatohen që ditën e parë të muajit prill, kanë bërë të ditur se ndalojnë propagandën e mendimeve ekstremiste në mbulimin e fytyrës apo presionin që mund ti bëhet dikujt për të bërë veprime të tilla.



/oranews
KOHA JONË SONDAZH

