Kina kundërshton Trump-in për ishujt në Detin Jugor të Kinës

Pekini është i vendosur të mbrojë të drejtën e tij në Detin e Kinës Jugore, deklaroi sot Ministria e Punëve të Jashtme, një ditë pas paralajmërimeve të bëra nga administrata e re amerikane për këtë zonë shumë strategjike.

“Sovraniteti i Kinës në ishujt e detit të Kinës Jugore dhe ujërave përreth është i padiskutueshëm”, theksoi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e ministrisë, Hua Chunying.

“Kina është e vendosur të ruajë të drejtat dhe interesat e saj”, shtoi ajo ndërkohë që zëdhënësi i ri i presidencës amerikane, Sean Spicer, paralajmëroi dje se Uashingtoni do të mbrojë interesat e tij në ujërat ndërkombëtare në detin e Kinës Jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?