Kina ndihmon Evropën me 2 milionë maska kirurgjikale, Presidentja e KE: U jemi mirënjohës!
Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen ka njoftuar se Kina i ka ardhur në ndihmë Europës me pajisje për të përballuar fluksin e koronavirusit.
Në një deklaratë, Von der Leyen ka njoftuar se nga Kina janë nisur me urgjencë më shumë se 2 milion maska kirurgjikale, 200 mijë maska të tjera dhe më shumë se 50 mijë kite testimi. Ndërkohë që edhe në fabrikat e Europës është kërkuar më shumë fluks punë për të përballuar nevojat e spitaleve tani që pandemia ka ngulur ‘rrënjë’ në Europë.
“Fola me në telefon me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang. Të dy ramë dakord se lufta ndaj koronavirusit është globale. Dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Kina nuk e ka harruar se kur ishin në nëvojë për ndihmë ne dhuruam më shumë se 50 mijë pasije. E mbaj mend shumë mirë telefonatën me Keqiang ato ditë. Sot ne jemi epiqëndra e pandemisë.
Na duhen pajisje mbrojtëse. Po shtojmë prodhimin por kjo do kohë. Megjthatë na është ofruar ndihmë nga Kina. Kryeministri na njoftoi se Kina do të sigurojë 2 milion maska kirurgjikale, 200,000 maska N95 dhe 50,000 komplete testimi. Pajisjet do të na dërgohen me urgjencë. Kjo ndihmë vlerësohet shumë dhe jemi mirënjohës”- tha presidentja.
Spoke with ??PM Li Keqiang who announced that China will provide 2 mil surgical masks, 200,000 N95 masks & 50,000 testing kits. In January, the ??helped ??by donating 50 tonnes of equipment. Today, we’re grateful for China’s support. We need each other’s support in times of need. pic.twitter.com/2Vsw9p50Ej
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 18, 2020