Kina njofton kundërmasa ndaj “tarifave reciproke”

Kina njoftoi një sërë kundërmasash ndaj “tarifave reciproke” të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke përfshirë tarifa shtesë doganore prej 34% për të gjitha mallrat amerikane dhe kufizimin e eksportit të disa mineraleve të rralla.

Bursat e ShBA-së u goditën rëndë të premten pas njoftimit të palës kineze. Treguesi “Dow Jones Industrial Average” ra më shumë se 1.000 pikë në fillimin e tregtimit të së premtes dhe ai i S&P 500 ra me 2.8%, duke shënuar rekordin më të keq ditor që nga viti 2020.

Komisioni i Tarifave Doganore i qeverisë kineze të premten njoftoi se Kina do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha produktet që importohen nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 prilli.

Ndërkohë, Ministria vendosi gjithashtu të shtojë 11 kompani amerikane, përfshirë prodhuesin e dronëve Skydio, në listën e subjekteve të pabesueshme dhe të ndalojë eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë nga Kina ndaj 16 entiteteve amerikane, duke përfshirë High Point Aerotechnologies.

Ministria tha gjithashtu të premten se ka nisur një hetim anti-dumping për disa importe të tubave të tomografisë kompjuterike mjekësore (CT) me origjinë nga ShBA-ja dhe India, si dhe një hetim të veçantë më të gjerë për konkurrencën industriale të importit të tubave CT mjekësore.

SHKARKO APP