Kina prezanton makinën e parë fluturuese elektrike
Kina ka zbuluar makinën e saj të parë fluturuese me energji elektrike, të projektuar nga Universiteti Juglindor në provincën lindore Jiangsu.
Kunpeng numër 1 është makina e parë fluturuese e bazuar në teknologjinë e distribuimit të lëvizjes elektrike, duke përdorur një makinë si transportuesin e saj kryesor në vend që të mbështetet në teknologjinë e dronëve.
Sipas ekipit hulumtues, ndryshe nga avionët e zakonshëm elektrikë që ngrihen dhe ulen vertikalisht, Kunpeng është “ndërtuar si një mjet tokësor-ajror, duke kombinuar aftësinë e lëvizshmërisë tokësore dhe lëvizjen e mjeteve ajrore”.
Ai është i pajisur me katër rotorë koaksial që i sigurojnë atij stabilitet, kompaktësi dhe ngritje më të madhe.