Kina, refuzon të vendosë sanksionet kundrejt Koresë së Veriut
Kina ka ripërsëritur mosmiratimin ndaj atyre vendeve që përdorin ligjin e brendshëm vendas, për të vendosur sanksionet kundrejt vendeve të tjera në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës deklaroi këtë të premte, se refuzon në mënyrë kategorike të vendosë sanksionet e fundit të propozuara nga SHBA, kundrejt Koresë së Veriut. Sipas Kinës zyrtare, këto janë vendime të njëanshme.
Më herët, Shtetet e Bashkuara imponuan vendosjen e sanksioneve për shtatë persona dhe tre subjekte të Koresë së Veriut. Masat vijnë pas akuzave për shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasje, tortura, punë të detyruar dhe riatdhesim me forcë të azilkërkusëve.
Në mesin a atyre ndaj të cilëve SHBA vendosën sanksione, ishin drejtori dhe zëvendës drejtori i Komandës së Sigurisë Ushtarake, zëvendësministri i parë i Ministrisë së Sigurisë Popullore dhe Ministri i Punës. Në sanksione u përfshijnë gjithashtu Konsullata e Përgjithshme e Koresë së Veriut në Kinë dhe një diplomat në ambasadën koreano-veriore në Vietnam.
Një deklaratë e Shteteve të Bashkuara akuzon zyrtarët e Koresë së Veriut për pjesmarrje në riatdhesimin e detyruar të azilkërkuesve koreano-veriorë.
Administrata e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar kufizimin e të ardhurave që Koreja e Veriut merr nga eksporti, si masë parandaluese për financimin e programeve bërthamore dhe të raketave balistike, pasi Pheniani thotë se kanë për qëllim të godasin SHBA-të.
KOHA JONË SONDAZH

