Kina, Rusia dhe Irani mbajnë manovra

Fuqitë e mëdha dhe Republika Islamike po tregojnë muskujt e tyre. Edhe nëse deklaratat zyrtare premtojnë vetëm mirë – ajo është demonstrim i qartë i fuqisë para rrugës së Hormuzit, vend delikat për eksportet e naftës.

Kina, Rusia dhe Irani kanë filluar një manovër të përbashkët detare në Gjirin e Omanit. Manovra katërditore shërben për thellimin e “shkëmbimit dhe të bashkëpunimit” midis forcave detare të tria vendeve, tha një zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes. Kina po merr pjesë në manovër me destrojerin “Xining”. Zëdhënësi nuk dha informacione se sa ushtarë dhe anije marrin pjesë gjithsej në mision.

Situata në rajonin e Gjirit ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar pasi Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump e braktisën në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin. Në përgjigje të politikës së “presionit maksimal” të Uashingtonit, Teherani filloi nga ana e tij të tërhiqet gradualisht nga marrëveshja. Kina dhe Rusia, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, janë ndër partnerët e mbetur kontraktues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajt e fundit, situata në rajon është përkeqësuar më tej nga një seri sulmesh kundër cisternave të naftës në Gjirin Persik, nga lëshimi i një drone nga SHBA si dhe nga sulme me avionë pa pilotë dhe me raketa ndaj dy centraleve të rëndësishme të naftës në Arabinë Saudite. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj bëjnë për to përgjegjëse Iranin, por Teherani mohoi çdo përfshirje. Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara formuan me disa aleatë një mision detar për të mbrojtur transportin detar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Japonia po dërgon gjithashtu për herë të parë një destrojer dhe dy avionë zbulimi në rajonin e Gjirit për të mbrojtur anijet e saj tregtare dhe cisternat e naftës nga kërcënimet e mundshme. Kabineti i Tokios e kufizoi misionin në një vit. Megjithatë, japonezët nuk marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA. Zona e operacioneve të marinë, sipas ministrisë së Mbrojtes është në Gjirin e Omanit, në pjesën veriore të Detit të Arabisë  dhe në Gjirin e Adenit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Iranin duhet të ruhen, u tha më tej në Japoni.

Gjiri i Omanit lidhet me Gjirin Persik nga një ngushticë: ngushtica e Hormuzit. Rreth një e treta e naftës së dërguar me anije transportohet përmes kësaj ngushtice. Një bllokadë – me të cilën Irani kërcënon në mënyrë të përsëritur – do të ngrinte menjëherë çmimin e naftës dhe do ta rëndonte në mënyrë të konsiderueshme ekonominë globale./DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?