Kinë: Arrestohet aktivisti që kritikoi Xi Jinping për trajtimin e situatës së koronavirusit

Policia në Kinë ka arrestuar një aktivistin e Xu Zhiyong i cili kishte qenë i arratisur për javë të tëra pasi kritikoi Presidentin Xi Jinping për trajtimin e epidemisë së koronavirusit. Aktivisti kundër korrupsionit u arrestua të shtunën pasi ishte në arrati që nga dhjetori, sipas Amnesty International.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës ka kufizuar ashpër liritë civile qëkur Presidenti Xi mori pushtetin në vitin 2012.

Vdekja e mjekut që zbuloi i pari koronavirusin por që më pas u çensurua, shkaktoi zemërim të madh në popullin kinez që kërkon reforma politike dhe liri të fjalës, shkruan Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javët e fundit, Xu kishte shkruar shumë artikuj duke kritikuar trajtimin e shpërthimit të koronavirusit nga Pekini, i cili ka infektuar më shumë se 70,000 njerëz në Kinë dhe ka vrarë 1.770 në të gjithë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Beteja e qeverisë kineze kundër koronavirusit nuk e ka devijuar në asnjë mënyrë atë nga fushata e saj e përgjithshme e vazhdueshme për të shtypur të gjithë zërat kundërshtues,” tha Patrick Poon, studiues i Kinës në Amnesty International.

Presidenti Xi Jinping gjatë vizitës së një spitali ku trajtohen pacientët me koronavirus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?