Kinë/”Djep” të izoluar për të mbrojtur fëmijën
Nga aty ku u shfaq për herë të parë Covid-19, nga aty vjen edhe një ngjarje e veçantë. Cao Junjie, babai i një djali 2-muajsh në Kinë, ka bërë një ”djep sigurie”. Ai thotë se kështu, kur e nxjerr fëmijën për shëtitje, ndihet i qetë që nuk do të infektohet. Gruaja e tij, Fang Lulu, thotë se nuk priste që fëmija të ndihej rehat brenda ”djepit prej xhami”.
”Tani është i vogël e nuk i vëmë dot maskë. Veç kësja, maska është shumë e rrezikshme për frymëmarrjen. Them se ”djepi” është i sigurt”, thotë ajo. Ky ”djep” i veçantë është si një kabinë të izoluar mirë, me sistem për filtrimin e ajrit, si dhe me një dorashkë plastike që e lejon prindin të fusë dorën në djep që nga jashtë, pa lejuar që fëmija të ketë kontakt me botën që e rrethon.
”U mora një muaj me krijimin e këtij djepi të sigurt për fëmijë, për shkak të epidemisë. Mund të ofrojë një mjedis mëse të sigurt kur del jashtë”. Cao ka modifikuar një kuti që përdoret për të shëtitur mace. Veç kësaj, ai ka instaluar një monitor që tregon dendësinë e dioksidit të karbonit brenda në kuti, gjë që tregon cilësinë e ajrit. Babai thotë që pajisja mund të mos përdoret vetëm për raste epidemie, por edhe për ta ruajtur fëmijën nga ajri i ndotur i qyteteve të mbipopulluara.
KOHA JONË SONDAZH

