Kinezi 40 vjeç shoqëroi “gruan” në maternitet por mjekët zbuluan moshën minorene
Një burrë 4o vjecar, shoqëroi në spital gruan e tij dhe e prezantoi se është 20 vjec dhe se duhet të bënte një vizitë pasi është në muajin e tretë të shtatzanisë por mjekët zbuluan dicka të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku e mitura 12 vjece, mosha e saj sipas mjekëve, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, është shoqëruar për në spital nga një burrë 40 vjeç dhe një grua, që thoshte se ishte e vjehrra.
Mjekët e pyetën vazhdimisht vajzën për moshën dhe se kush ishin dy personat që e shoqëronin, por nuk morën asnjë përgjigje, pasi ajo kishte vendosur që të mos fliste. Një nga stafi i spitalit është shprehur: “Është e dukshme se ajo është vetëm një fëmijë. Madje ajo as që nuk i afrohet moshës 20-vjeçare”. Ata zbuluan se vajza mund të jetë 12 vjece.
Kur pyetën 40-vjeçarin në lidhje me dyshimet për moshën, ai tha: “Erdha këtu për një kontroll, bëni punën tuaj. Mos më bëni më pyetje”.
Nga ana e saj, policia zbuloi se vajza nuk kishte identitet kinez, por ishte nga Azia. Ata dyshojnë se ajo është rrëmbyer ose blerë si një nuse e huaj.