Kiril Petkov del para popullit dhe ironizon: Nder të drejtoja një qeveri të rrëzuar nga ndikimi rus

Kiril Petkov ka reaguar pas rrëzimit të kabinetit të tij qeveritar. Në fjalën e parë pas shkarkimit si kryeministër i Bullgarisë vetëm 6 muaj pas marrjes së mandatit, ai tha me ironi se qeveria ishte rrëzuar nga ndikimi rus dhe jo nga kolegët e tij, duke përmendur edhe emra.

Para gazetarëve dhe në shesh përballë popullit, ai mohoi spekulimet se do të emërohet një kryeministër tjetër në tentativën e re për formimin e qeverisë, madje ka shprehur ambicien se do të garojë sërish në zgjedhjet e ardhshme.

”Ishte nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski, Borisov, Trifonov dhe Mitrofanova, ambasadori i Rusisë në Bullgari. Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë.

Ajo që ata (opozita) nuk kuptuan ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojnë popullin bullgar. Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi Bullgarinë pa njerëz të sunduar nga hija, pa mafia, një vend normal, një vend të suksesshëm evropian. Faleminderit”.

SHKARKO APP