Kisha në Gjermani mirëpret besimtarët myslimanë

Muslims pray inside the evangelical church of St. Martha's parish, during their Friday prayers, as the community mosque can't fit everybody in due to social distancing rules, amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Berlin, Germany, May 22, 2020. REUTERS/Fabrizio Bensch

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur besimtarë myslimanë që e kanë të pamundur të shkojnë në xhami për shkak të masave kufizuese dhe distancimit fizik në fuqi kundër përhapjes së koronavirusit.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë, por tani ajo mund të pranojë vetëm 50 vetë, pasi Gjermania po zbaton masa të forta izolimi, me qëllim të pengimin e përhapjes së koronavirusit.

“Unë mendoj se ajo që po ndodh këtu është një bekim. Mbi të gjitha është prekëse. Kam marrë pjesë gjatë lutjes, si dhe në kohën time të lirë, kam mbajtur një fjalim në gjermanisht. Është shumë e bukur ajo që po ndodh,” thotë pastroja Monika Matthias.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave.

SHKARKO APP