Kishte dalë në pension, mjeku 85-vjeçar i bashkohet bluzave të bardha
Këtë periudhë më shumë se kurrë bota ka nevojë për mjekë. Sistemi shëndetësor e ka tejet të vështirë të përballojë situatën e krijuar nga Covid-19.
Sidomos nëse flasim për Italinë, vendin më të prekur në botë ku dita ditës shtohet në mënyrë tragjike numri i viktimave. Giampiero Giron është një ish-mjek, i cili kishte dalë në pension prej vitesh.
85-vjeçari, është rikthyer në detyrë për të ndihmuar kolegët dhe bashkëqytetarët e tij, në këtë betejë të vështirë.
“E kam bërë betimin e Hipokratit në vitin 1961 dhe të qendroja pa bërë asgjë në një moment të tillë, do të thoshte të shkelja betimin tim. Tani kemi nevojë më shumë se kurrë të tregohemi altruistë,” ka thënë mjeku i cili është pritur mjaft mirë nga i gjithë stafi i spitalit.