Kjo është mënyra e vetme për ta zhdukur plotësisht koronavirusin!

Vaksinimi i kafshëve mund të jetë mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid të njerëzit.

Lajmin e ka bërë të ditur Metro, ku shkruan se kjo gjë është deklaruar nga ekspertët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA).

Profesori i gjenetikes, Cock van Oosterhout, tha se vaksinimi i disa kafshëve është i nevojshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai tha se zhvillimi i disa vaksinave për kafshët shtëpiake duhet që të konsiderohet si një masë paraprake për të zvogëluar rrezikun e infektimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura mund të… jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake, ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik. Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me të vërtetë të konsiderohet zhvillimi i vaksinave edhe për kafshët,” tha ai.

Covid më parë përveç se njerëzve është zbuluar edhe në shumë kafshë shtëpiake, si qen dhe mace.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?