“Kjo është për djemtë tanë”, piloti rus hedh veten në erë për të mos rënë në duart e xhihadistëve (VIDEO)

Një pilot rus në Siri në mënyrë dramatike bërtiti “kjo është për djemtë tanë!” duke u vetëvrarë me një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët, raporton Russia Today.

Majori Roman Filipov doli nga avioni i tij luftarak Sukhoi 25SM pasi u godit nga një raketë në Idlib të Sirisë.

Piloti 33-vjeçar ndodhej në rrezik nga luftëtarët rebelë të Al-Kaedës të lidhur me frontin Al-Nusra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Major Filipov ishte në kontakt radiofonik me bazën ajrore ruse në Khemeimin të Sirisë, ndërkohë që vrau dy rebelë me armën e tij tek sa xhihadistët i afroheshin atij.

Por duke parë që ndodhej në një situatë të pashpresë, ai nxorri granadën e tij për t’u vetvrarë.

Fjalët e tij të fundit në një video të publikuar nga mediat e huaja ishin: “Kjo është për djemtë tanë!”.

Majori Filipov, nga Vladivostoku i Rusisë, është nominuar pas vdekjes me nderin më të madh të Kremlinit – Hero i Rusisë. Çmimin pritet ta japë Presidenti Vladimir Putin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?