Klinton ka një djalë të jashtëligjshëm?

Danney Williams është 30 vjeç dhe pretendon se është djali biologjik i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Ai ngul këmbë se ka ardhur në jetë nga marrëdhënie e Clintonit me nënën e tij, në atë kohë prostitutë dhe kërkon të njihet si djali i tij.

Por pretendimet e Danney-it nuk janë të reja për shtypin amerikan, por as nuk janë hedhur poshtë, pavarësisht një testi ADN-je.

Madje, në vitin 1999, revista “Star” financoi një analizë ADN-je, e cila doli në përfundimin se Danney nuk ishte djali i Clintonit edhe pse dyshimet në lidhje me vërtetësinë e kësaj analize, janë të shumta.

Danney ka hapuar faqe në Facebook me emrin “Danney Williams-Clinton”, në përpjekje për të fituar vëmendjen e ish-presidentit, dhe mesa duket, nuk është rastësi fakti që pretendimet vijnë në kohën kur gruaja e ish-presidentit, Hillary Clinton kandidon për presidencën e SHBA-ve.

SHKARKO APP