Koka e Ibrahim Aqil vlente plot 7 milionë dollarë, Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut

Komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil besohet të jetë në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor izraelit në Bejrut. Aqil u vra në sulmin e ndodhur në periferitë jugore të kryeqytetit, që në total shkaktoi 8 viktima dhe la 59 të tjerë të plagosur. Ai u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, “Radwan”, teksa po zhvillonin një takim. Për këdo që do të siguronte informacione të besueshme për vendndodhjen e Aqil, SHBA kishte ofruar më parë një shpërblim prej 7 milionë dollarësh.

SHKARKO APP