Kokainë me jaht nga Karaibet në Greqi, shkon në 7 numri i shqiptarëve të arrestuar, në pranga një ‘skafist’ në Itali
Një shqiptar është kapur në Itali pasi ishte shpallur në kërkim për ngarkesën 1.2 ton kokainë të kapur në Greqi më 25 janar. Gjatë operacionit u arrestuan 8 persona, nga të cilët 6 shqiptarë, dhe koka i tyre Sandër Pema.
Prej 3 shkurtit shqiptari që jetonte në Itali ishte në kërkim nga autoritetet greke pasi dyshohet se ka transportuar kokainë nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore me jaht drejt Europës. Ai do i dorëzohet autoriteteve greke. Madje aktiviteti i tij shtrihet prej disa vitesh nga shtatori i 2018 deri në janar të 2020.
Por më 25 janar u arrestuan shqiptarët Sandër Pema i cili ishte dhe koka i grupit, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Në Agrinjo të Patras, shqiptarëve dhe dy marokenëve ju kap sasia prej 1.181 ton kokainë në një operacion të drejtuar nga autoritetet greke në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe DEA.