Kokainë nga Amerika Latine në Itali/ Kush janë shqiptarët që ranë në prangat e policisë
Nga Amerika e Jugut deri në Holandë, për të arritur më pas në Salento të ulët. Trafikimi i kokainës nga gjysma tjetër e botës bëhej me një flotë të modifikuara të transportit për të fshehur ngarkesat, duke krijuar hapësira në kabinat e shoferit, nën sediljet e pasme ose në kabinat e bagazhit.
Dhe më pas, kontaktet përmes telefonave të koduar dhe sistemeve të mesazheve, të vështira për t’u deshifruar, për t’iu shmangur kontrolleve. Për të mos përmendur armët.
Sipas hetuesve, bëhet fjalë për një organizatë të gjerë me degëzime kudo në Itali. Ata kishin disa dhoma magazinimi si në Holandë ashtu edhe në Salento.
U deshën dy vjet hetime, ku policia e Lecces, nën koordinimin e Anti-Mafias të Qarkut, çoi në pranga 26 persona dhe konfiskime me vlerë mbi 4 mln euro.
Masa e arrestit janë urdhëruar përveç shumë italianëve, edhe për shqiptarët Altin Shehaj, 42 vjeç dhe Roxhers Nebiu, 30 vjeç banues në Taviano dhe me kombësi shqiptare, i cili nuk është prangosur enge.
Operacioni, i cili është riemëruar “Kapiteni”, ka ekspozuar një tregti të madhe dhe të konsoliduar të drogës. Duke pasur parasysh aftësinë e grupit për të fshehur drogën dhe për të komunikuar me kode komplekse, gjatë hetimeve, hetuesve iu desh të bënin maksimumin e teknologjive për të filluar përgjime mjedisore dhe telefonike, për të marrë të dhëna, gjithashtu duke përdorur pajisje ndjekëse dhe GPS. Pa lënë pas dore hetimin klasik atë të vëzhgimit dhe ndjekjes.
Kokaina, e prodhuar në Amerikën e Jugut, arriti në Amsterdam, në Holandë, ku kishte apartamente ad hoc për korrierët, dhjetëra depo për ruajtjen e substancës dhe garazhe të ndryshme për ruajtjen e gjysmë-kamionëve dhe të mjeteve të nevojshme për ngarkimin dhe transportin. Sasitë e mëdha të kokainës janë importuar në mënyrë periodike, nën mbikëqyrjen e Alduino Giannotta (kreu i grupit), i cili angazhohej edhe për transportin në Salento.
Burimi: SYRI.net