Kolonia e të sëmurëve me lebrozë: “Bredhin në korridoret e spitalit të braktisur” (FOTO)

Sëmundja e lebrozës mendohet të jetë një sëmundje e cila ka shumë kohë që nuk është shfaqur, por në shumë pjesë të botës njerëzit po jetojnë me atë çdo ditë dhe rreth 200.000 raste të reja janë raportuar çdo vit.

Një spital në Rio de Janeiro, ku të varfërit janë braktisur nga qeveria braziliane. Fotografi Fabio Teixeira, vizitoi spitalin në rrethin e Jacarepagua Rios, vetëm pesë milje nga stadiumi ku u prit Olimpiada e vitit të kaluar, për të marrë këto imazhe të mahnitshme.

Ai raportoi se mungojnë mjekët dhe higjena është e mjerueshme. Vitin e kaluar gazeta britanike “Sunday Mirror”, raportoi se minjtë, qentë dhe prostitutat, u vunë re në korridoret e spitalit.

India ka numrin më të lartë të infeksioneve, e ndjekur nga Brazili. Por pavarësisht mitit urban, lebra në fakt është mjaft e vështirë për tu kontraktuar dhe është llogaritur se 95% e popullsisë së botës është imune ndaj sëmundjes.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: R.Shtylla

 

SHKARKO APP