Kolumbi/Kaos në burg, të shtëna dhe flakë për shkak të Covid-19 (VIDEO)

Kur Irani dhe Italia ka liruar një numër të konsiderueshëm të të burgosurve, në Kolumbi ka plasur kaosi dhe situata nuk është aspak e qetë. Burgjet u tronditën nga trazirat dhe protestat nga të burgosurit që kërkonin mbrojtje kundër përhapjes së Covid-19. Të shtëna u dëgjuan jashtë disa burgjeve ndërsa videot qarkullonin në mediat sociale që shfaqnin zjarr dhe trazira.

Nga ana tjetër, një video duket se tregon policinë e armatosur jashtë burgut “La Modelo” në Bogota, kryeqyteti i vendit, pasi të shtënat dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin nga brenda. Një video tjetër u shfaq për të treguar një zjarr që po përhapej brenda të njëjtit burg. Kolumbia njihet për burgjet ku vuajnë dënimin bosët e trafikut të drogave.

Sipas medieve atje, autoritetet e burgut nuk kanë raportuar ende se sa viktima rezultuan nga trazirat. Trazirat shpërthyen në të njëjtën natë që Kolumbia konfirmoi vdekjen e saj të parë si rezultat i Covid-19. Të dielën në mëngjes, rastet e konfirmuara ishin në 231 vetë, me dy persona që vdiqën nga sëmundja.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?