Koment i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M.Y.Afanasiev

Koment i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M.Y.Afanasiev, në lidhje me njё tjetёr fakt të cenimit të të drejtave të popullsisë ruse dhe rusishtfolëse në Ukrainë

Mё 25 qershor të këtij viti në Ukrainë hyri në fuqi ligji që ndalon importin në vend tё botimeve nga Rusia. Në lidhje me këtë, do të doja të shënoja sa vijon.

Aktet e shumta ligjore diskriminuese të miratuara nga regjimi i Kievit, në veçanti, ligjet për gjuhën shtetërore, për mediat, për ndalimin e importit nga Rusia të materialeve të shtypura, janë dëshmi e shkeljes së rëndë të standardeve themelore të të drejtave të njeriut të parashikuara në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor të vitit 1965 dhe dokumente të tjera ndërkombëtare.

Shkelja e vazhdueshme e të drejtave të popullsisё ruse dhe rusishtfolëse në Ukrainë ndodh me pëlqimin e heshtur të Bashkimit Evropian, i cili, duke deklaruar me fjalë vlerat e “Unitetit në Diversitet” dhe parimin e respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare, në fakt mbulon politikën diskriminuese të regjimit të V.Zelenskit edhe ndaj popujve tё tjerë – hungarezëve, rumunëve, polakëve, bullgarëve, grekëve – që jetojnë së bashku me rusët në Ukrainë.

 

SHKARKO APP