Komente misterioze të Trump, “Qetësia para stuhisë”

Presidenti amerikan Donald Trump tha se tashmë po dëshmojnë momentin e qetësisë para stuhisë, ndërsa u takua me krerët ushtarakë të vendit.

Komenti i tij misterioz u bë disa orë pas raporteve të ndryshme që sugjerojnë se ai po përgatitet të tërheqë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Por, stuhia e Trump mund të ketë të bëjë edhe me tensionin e lartë më Korenë e Veriut. Trump i kishte kërkuar që më herët ushtarajëve të tij që të hartonin një sërë opsionesh ushtarake me ritëm më të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump, i shoqëruar nga gruaje e tij Melania, si dhe ushtarakë me bashkëshortet pozuan për mediat në Shtëpinë e Bardhë pas takimit të zhvilluar. Duke diskutuar me njerëzit rreth tij, Trump pyeti gazetarët e pranishën nëse e dinin se çfarë domethënie kishte kjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mund të jetë qetësia para stuhisë. Në këtë dhomë kemi ushtarakët më të mirë të botës. Do ta merrni vesh për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

Administrata Trump duket se ka në objektiv dy vende në veçanti, Korenë e Veriut dhe Iranin, vende që të dyja me programe bërthamore. Trump akuzon Iranin se shkeli marrëveshjen me fuqitë e mëdha, ndërsa këmbëngul se diktatura koreano-veriore nuk duhet lejuar që të kërcënojë askënd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?