Komentoi kundër fesë islame në rrjete sociale, pedagogu dënohet me vdekje
Një pedagog universiteti në Pakistan është dënuar me vdekje për blasfemi.
Junaid Hafeez, 33 vjeç, u arrestua në mars të vitit 2013 dhe u akuzua për postimin e komenteve për profetin Muhamed në mediat sociale.
Dënimi u dha nga një gjykatë në burgun qendror në Multan, ku po mbahej z. Hafeez.
Akuzat për blasfemi merren shumë seriozisht në Pakistan, sa që dhe titujt e gazetave mund të happen me një rast të ngjashëm.
Avokati i parë i Z. Hafeez, Rashid Rehman, u qëllua për vdekje në 2014 pasi pranoi të merrte çështjen.
Pedagogu gjithashtu ka kaluar vite në burg në vetmi, pas sulmeve të përsëritura nga të burgosur të tjerë.
Hafeez është diplomuar në ShBA në Fulbright për letërsi, fotografi dhe teatër amerikan.
Pas u kthye në Pakistan ai filloi si pedagog në Universitetin Bahauddin Zakariya në Multan.