Komisionerja e BE-së ”merr frenat” e Bullgarisë. Do të jetë kryeministre

Komisionerja e BE-së për inovacionin, kërkimin, kulturën, arsimin dhe rininë, Mariya Gabriel është mandatuar për të qenë kryeministre e qendrës së djathtë në Bullgari.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë konservatore Gerb, ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Kryeministrja do të paraqitet në Asamblenë Kombëtare në Sofje përpara të gjithë krerëve të partive politike, tha Borisov duke u shprehur se Gabriel tani do të ketë mandatin për të kërkuar një aleancë me partitë e tjera për të formuar një qeveri.

SHKARKO APP