Kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje.

”Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e saj. Ne kemi kërkuar një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të Alaska Airlines dhe Horizon Air derisa problemi të zgjidhet”, tha menaxhmenti i saj. Ajo nuk specifikoi natyrën e saktë të ndërprerjes. Website i kompanisë nuk ishte funksional nga mbrëmë sipas burimeve të industrisë ajrore.

Me seli në Seattle, Alaska Airlines është transportuesi i pestë më i madh në SHBA, pasi bleu Hawaiian Airlines vitin e kaluar. Të dy kompanitë kanë një flotë prej më shumë se 360 avionësh, që shërbejnë në rreth 140 destinacione, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara perëndimore dhe arkipelagun Havai. Sakaq, kompania nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga AFP sa i përket situatës së krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?