Komploti – Kukull Barbi bombë në avion, Libani parandalon atentatin
Një komplot për të hedhur në erë një avion me anë të një eksplozivi i cili ishte fshehur në një kukull të madhe Barbi është parandaluar falë ndërhyrjes së shërbimeve sekrete libaneze
Në një prononcim televiziv, Ministri i Brendshëm i Libanit zbuloi se fluturimi nga Sidnei në Abu Dabi ishte targetuar nga komplotistët të cilët shpresonin të fusnin bombën në bordin e avionit.
Ministri Nouhad Machnouk deklaroi se 4 shtetas australiano-libanezë përfshi dhe një tjetër i cili po mbahet në Liban fshihen pas komplotit.
Ministri konfirmoi se 400 pasagjerë do të udhëtonin me atë avion nga Sidnei në Abu Dabi, përfshi dhe 120 shtetas të Libanit, raporton alarabiya.net.
Ai shtoi se dy shtetas të tjera janë arrestuar në Australi ndërsa një person i katërt, është një anëtar i Shtetit Islamik i cili jeton në kryeqytetin Raqa në veri të Sirisë, shkruan sky news, raporton Ora News.
Ministri tha se atentati u shmang falë bashkëpunimit investigativ të shërbimit të inteligjencës së Beirutit dhe forcave të rendit në Australi. Nuk dihet saktë se kur është ndërmarrë ky operacion.
Në fillim të këtij muaji, policia australiane tregoi sesi një komandat i Shtetit Islamik kishte urdhëruar disa shtetas australianë të ndërtojnë një bombë e cila më 15 korrik do të vendosej në avionin e linjës ajrore drejt Sidnjeit, raporton Ora News

KOHA JONË SONDAZH


