Konferenca Biden-Netanyahu: Sulmi i spitalit në Gaza përgjegjësia nuk duhet t’i drejtohet Izraelit / Biden: Izraeli nuk është vetëm

Në një konferencë për shtyp me presidentin amerikan, Joe Biden, pas takimit me anëtarët e kabinetit të luftës të kryeministrit, Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk duhet të mbahet përgjegjës kundrejt zemërimit për sulmin e spitalit në Gaza ku mbetën të vdekur 500 persona. Kryeministri izraelit shtoi se edhe pse thirrjet për evakouim të civilëve në Gaza do të vijojnë, vrasja e tyre gjatë sulmeve mbetet e pashmangshme -“teksa Izraeli synon në mënyrë legjitime terroristët, civilët për fat të keq dëmtohen” ka theksuar Netanyahu.

“Pas bombardimit të spitalit dje, e gjithë bota u zemërua me të drejtë, por ky zemërim nuk duhet të drejtohet ndaj Izraelit, por ndaj terroristëve”, ka deklaruar Netanyahu, duke përsëritur pretendimin e Izraelit se një grup militant palestinez hodhi gabimisht një raketë. “Rruga drejt fitores do të jetë e gjatë dhe e vështirë”.

Joe Biden u shpreh se Izraeli “nuk është vetëm” dhe se Izraeli “do të vazhdojë të ketë mbështetjen e SHBA-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç e akuzon Izraeli Hamasin për këtë sulm, edhe Hamasi ka akuzuar Izraelin për sulmin në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?