Konferenca që infektoi 245 mijë persona me koronavirus

Një konferencë bioteknologjike, e cila u zhvillua shkurtin e kaluar në Boston, infektoi me COVID-19 të paktën 245,000 personave të tjerë në SHBA dhe Evropë.

Përfundimet u arritën në një studim gjenetik, që u krye me anë të gjurmëve të gishtave.

Një rast i vetëm është bërë shkas për shumë nga rastet e tjerë, ka njoftuar ekipi në Institutin Broad në Massachusetts.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi gjeti dy viruse të veçanta të cilët u evidentuan në konferencë dhe më pas i gjurmoi rastet në të gjithë SHBA-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej viruseve “u eksportua nga Boston në të paktën 18 shtete të SHBA, si dhe në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Suedinë dhe Sllovakinë”, shkroi ekipi, i udhëhequr nga Bronëyn MacInnis.

Pavarsisht se të hulumtosh përhapjen e një virusi nuk është e thjeshtë sepse duhet të gjesh lidhjen mes të infektuarëve, duket se gjenetika e gjurmëve të gishtërinjëve u ka lehtësuar punën studiuesve. Ekipi përdori bazat e të dhënave të virusit për të gjurmuar këto ndryshime individuale, të njohura si polimorfizma të vetme nukleotide ose SNP.

Kanë qenë vetëm 200 njerëz që morën pjesë në konferencën e Biogen në Boston, e cila u mbajt para se të vendoseshin masat parandaluese për përhapjen më të gjerë të virusit. Prej asaj kohe, kompania ka bashkëpunuar me studiuesit për të ndihmuar në studimin e asaj që ka ndodhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?