Konferenca vjetore, numër rekord gazetarësh për të dëgjuar Putinin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot konferencën vjetore për media. Kremlini tha këtë javë se një numër rekord i gazetarëve, 1,895 janë akredituar për të mbuluar ngjarjen.

Konferenca televizive është një ngjarje e rregullt e Putinit, të cilën ai e shfrytëzon për të lartësuar imazhin e tij, për të siguruar rusët se ata janë në duar të mira dhe për t’iu dërguar sinjale Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

Ngjarja po ashtu veçohet për gjatësinë e saj. Konferenca e vitit 2008 ka shënuar rekord prej katër orësh e 40 minutash. E sotmja zhvillohet në kohën kur Putinit, sipas sondazheve, i ka rënë popullariteti. Qendra e pavarur ruse Levada, në anketën e publikuar më 18 nëntor, tha se popullariteti i Putinit ka rënë për 10 për qind nga viti 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?