Konferencë ndërkombëtare për Gazën në Francë, mësohen detajet

Franca do të presë një konferencë ndërkombëtare humanitare për popullsinë civile në Gaza më 9 nëntor, ndërsa synon të koordinojë ndihmën për popullsinë palestineze, shkruajnë mediat e huaja. Presidenti Emmanuel Macron u konfirmoi gazetarëve në Brittany se konferenca do të zhvillohet.

Konferenca e cila do të jetë në nivelet e kreut të shtetit, qeverisë dhe ministrave të jashtëm, do të mbulojë çështje duke përfshirë mobilizimin e fondeve, ofrimin e ndihmës emergjente.

Kjo edhe për rivendosjen e furnizimit me ujë, karburant dhe energji elektrike, si dhe ndihmën për njerëzit e plagosur në Gaza përmes përdorimi të mundshëm të korridoreve detare. Autoriteti Palestinez do të jetë i pranishëm, por për Izraelin ende nuk ka një ftesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?