Konfirmohen 153 raste të reja me koronavirus në Greqi në 24 orët e fundit

Janë konfirmuar 153 raste të reja me koronavirus në Greqi në 24 orët e fundit.

Policia vendore ka njoftuar se pas këtyre rasteve, tashmë në shtetin grek kemi gjithsej 5123 persona të infektuar me Covid-19.

Nga këta, 14 pacientë janë duke u trajtuar në kushte të intubimit. Ndërsa, 129 pacientë janë larguar nga intubimi.

Ndërkohë numri i vdekjeve është po ai 210, pasi nuk janë shënuar viktima të tjera nga Covid-19.

SHKARKO APP