Konfirmohen 204 raste të reja me koronavirus në Greqi, 64 në Attica e 5 vdekje
Bota E Enjte, 13 Gusht 2020 20:34
EODY njoftoi për 204 raste të reja të koronavirusit në Greqi.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 6381.
22 pacientë trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.
136 pacientë janë larguar nga ICU.
Po sot janë regjistruar edhe 5 vdekje të reja, duke shkuar në 221 numri i pacientëve të vdekur nga coronavirusi.