Konfirmohen 3 raste me variantin “Delta” të Covid në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe tre raste të tjera me variantin “Delta” të koronavirusit.

Sipas raportimeve të mediave vendase një nga rastet pozitive është 43-vjeçar nga Velesi i cili ndodhet i shtruar në repartin infektiv të Spitalit të Velesit.

Ndërkohë, dy rastet e tjera janë konfirmuar në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë, të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Laboratorin për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Spitalin Klinik Zhan Mitrev në Shkup dje u identifikuan dy pacientë pozitivë me llojin delta të SARS-CoV-2 (B.1.617.2), i cili zyrtarisht konfirmoi që ky lloji i virusit është përhapur në Maqedonia”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?