Konfirmohen 33 raste me koronavirus në Greqi gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të intubuar

Janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit. Mediet fqinje raportojnë se 21 prej këtyre rasteve janë identifikuar të infektuar me Covid pas kontrolleve në portat hyrëse të bendit.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Greqi ka shkuar në 3622, 892 prej të cilëve thuhet se kanë të bëjnë me udhëimmet nga jashtë dhe 1946 kanë të bëjnë me një çështje tashmë të njohur.

Në të njëjtën kohë, 9 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen të intubuar. Ndërsa 121 pacientë janë larguar nga spitali, pasi e kanë mposhtur virusin.

Lajm i mirë është se në orët e fundit nuk janë raportuar vdekje të reja, duke ngelur kështu 193 numri i vdekjeve të raportuara në të gjithë vendin.

SHKARKO APP