Konfirmohen 358 raste të reja me koronavirus në Greqi, 5 vdekje në 24 orët e fundit
Greqia raporton sërish numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus. Organizata Kombëtare e Shëndetit, EODY, konfirmoi sot 358 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilat 56 vijnë me shpërthime të njohura.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 16286. Ndërkohë që 73 pacientë po trajtohen të intubuar, 191 pacientë janë larguar nga ICU. Gjithashtu sot janë regjistruar edhe 5 vdekje të tjera duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në vend, 357 gjithsej.