Konfirmohet një tjetër vdekje nga koronavirusi në Greqi, shkon në 214 numri i viktimave
Është konfirmuar një tjetër vdekje nga koronavirusi në Greqi, duke bërë që numri i viktimave nga Covid-19 të shkojë në gjithsej 214 në këtë shtet.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se një pacient tjetër ka hunbur jetën sot nga koronavirusi në vendin fqinj.
Viktima është një grua 89-vjecare. Kjo e fundit , sipas informacioneve vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u transferua të dielën nga Spitali Kastoria në Spitalin Ptolemaida.
Pikërisht në Spitalin Ptolemaida ajo humbi jetën gjatë ditës së sotme.
Me këtë vdekje, ka shkuar në 124 numri i viktimave nga Covid-199 në Greqi.