Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Bosnje Hercegovinë

Bosnje dhe Hercegovina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirusin e ri.

Rasti është konstatuar në pjesën e Republikës Serbe të Bosnjës dhe është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës Serbe, Alen Sheraniç, në një konferencë për media.

“Bëhet fjalë për një punëtor që ishte në Itali dhe që u kthye në Banja Llukë. Ai u transferua në një qendër klinike. Gruaja e tij është negative, por fëmija është pozitiv për korona virus”, tha Sheraniç, duke shtuar se mund të paraqiten më shumë raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për higjenën personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme të enjten për të diskutuar situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?