Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Qeverinë e Serbisë, ja kush është prekur

Koronavirusi ka prekur Sekretarin e ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiq, shkruan B92.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiq është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.

“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka shtuar Trivan.

Kujtojmë që Bllazhiç është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së koronavirusit në Serbi.

SHKARKO APP