Konfirmohet zyrtarisht, 22-vjeçari maroken është autori i sulmit në Barcelonë
Zyrtarët në Spanjë kanë konfirmuar zyrtarisht se autori i sulmeve terroriste në Barcelonë është 22-vjeçari maroken Younes Abouyaaquoub.
Gjithashtu besohet se ai është drejtuesi i furgonit të bardhë që përplasi këmbësorët duke lënë 13 të vrarë dhe shumë të plagosur
Ministri i brendshëm katalanas Joaquim Forn tha për Radio Catalunya mëngjesin e së hënës (21 gusht) se të gjitha faktet tregojnë se Abouyaaqoub, banor në qytetit verior të Ripollit, ishte shoferi i furgonit.
Policia katalanase beson se i dyshuari se 22-vjeçari pas goditi me furgon këmbësorët në La Ramblas, Barcelonë doli nga makina dhe u largua nëpërmjet tregut La Boqueria.
EL PAÍS ka publikuar imazhet ekskluzive të djalit duke ecur në treg, i cili besohet se më pas ka vjedhur një makinë për tu arratisur. Dëshimtarët e kanë parë atë të largohej dhe në dukje ishte i paarmatosur.



KOHA JONË SONDAZH

