Konfirmojnë alpinistët: Maja më e lartë në botë është shembur

Tim Mosedale nga Britania e Madhe, është në mesin e alpinistëve që konfirmojnë se është shembur një faqemali në Everest.

Deri më tani kishte pasur shumë sugjerime se kjo pjesë e quajtur “Hillary Step” nuk gjendet në atë vend, për shkak të shtresës së madhe të borës, por më në fund është konstatuar se ajo mungon.

“Kjo pjesë e zgjatur, ka qenë ndihmesë e madhe për alpinistët, ndërsa tani do të bëhet shumë më e vështirë lëvizja. Tërmeti i vitit 2015 ka luajtur rol të madh”, ka thënë Mosedale lidhur me rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ekspeditës së sivjetshme deri në majën e këtij mali, kanë humbur jetën disa nga alpinistët pjesëmarrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?