Konflikti me Iranin, flet ambasadori i SHBA në OSBE: Amerika nuk po kërkon luftë, jemi të angazhuar për paqe

Ambasadori i SHBA-ve në OSBE James Gilmore ka folur për konfliktin me Iranin. Gilmore tha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për paqe.

“SHBA nuk po kërkon asnjë lloj lufte me Iranin. Shtetet e Bashkuara morën masa, sepse ishin nën sulm”, tha Gilmore për “News 24”. 

James Gilmore theksoi se çdo kërcënim ndaj Shqipërisë nga çdo lloj vendi është i pakuptimtë. Ai shtoi se SHBA-të mbeten besimplotë për presidencën e Shqipërisë në OSBE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria është një vend mik i SHBA-ve. Kemi besim se populli i Shqipërisë do të jetë i sigurt. Nuk shoh ndonjë shqetësim për ndikim rus në Shqipëri. Vendi juaj, Shqipëria është angazhuar seriozisht për një kurs të qartë perëndimor”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?